• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me holandezin e Luftëtarit: Në Gjirokastër më pëlqen shumë byreku

10/10/2019
Njihuni me holandezin e Luftëtarit: Në Gjirokastër më pëlqen shumë byreku

Angelmo Vyent është një nga holandezët që ka vendosur të luajë për Luftëtarin këtë sezon. Vetëm në gusht zbarkoi në Gjirokastër, por kaq i ka mjaftuar që të ambientohet.

Tashmë ndihet si në shtëpi, ndonëse e pranon se po e vuan mungesën e golit. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 28-vjeçari rrëfen gjithçka rreth vetes dhe formën se si përfundoi në Shqipëri.

Angelmo si e gjetët Luftëtarin?

Erdha bashkë me Hilgen Cerezon, ndaj ai ishte shtysa. Para se të më kërkonte Luftëtari, kisha oferta nga një skuadër bullgare, Pirin Blagoevgrad. Por miku im Alket Musta që prej 12 vitesh jeton në Holandë dhe është vëllai i drejtorit të Akademisë së Luftëtarit, Entolit, më bindi që të vija në Shqipëri për këtë sezon futbollistik.

Pas një muaji e gjysmë, cili është opinioni juaj për qytetin dhe ekipin?

Unë ndihem mirë në këtë qytet. Jam i kënaqur me fansat dhe gjithë publikun e pranishëm në stadium. Në ndeshjen me Laçin, për përkushtimin tim në fushë, mora atë që unë kam nevojë nga tifozët, besimin. Më vjen mirë kur kaloj në qytet dhe të gjithë më flasin miqësisht. Këtu nuk ka diferencime mes një lojtari të huaj dhe një vendësi.

Falë shpejtësisë dhe manovrës sulmuese në krah, ndaj jush ka pasur edhe ndërhyrje të rënda. Çfarë keni menduar në ato çaste?

Kjo është një pyetje delikate, por unë do të tregohem i drejtpërdrejtë. Nuk më bëjnë përshtypje ndërhyrjet e mbrojtësve dhe këtë gjë nuk e kam problem. Kam eksperiencën e duhur, moshën mbi supe, që të përballoj çdo situatë e rrethanë loje. Zoti më ka dhuruar shpejtësinë dhe falë saj momentalisht u kam shpëtuar dëmtimeve të rënda.

Janë luajtur 7 javë, por ende s’keni shënuar. E vuani këtë fakt?

Si çdo futbollist me profil sulmuesi, edhe unë dua të shënoj për ekipin. Është e vërtetë, më mungon goli në ndeshjet e kampionatit, por kur jap asist dhe skuadra fiton, ndihem mirë. Mund të ndodhë që edhe të gjesh rrjetën në një ndeshje të caktuar dhe skuadra të mos marrë pikët e plota. Nëse do të ndodhte kjo, do të isha më i shqetësuar.

A do ta rrezikojë qëndrimin në elitë ekipi?

Kam shumë besim se ky objektiv do të realizohet. Jemi në të vërtetë një skuadër me elementë të rinj, por nuk mundon dëshira për të dhënë maksimumin. Rezultatet e fundit nuk janë treguesi i lojës sonë si skuadër. Kemi luajtur mirë dhe në fund jemi ndëshkuar. Mungesa e eksperiencës është ajo që na ka penalizuar. Luftëtari do mbijetojë dhe do jetë shumë shpejt ekip për t’u admiruar.

Duam t’ju njohim pak më shumë, cili është statusi i Vyent?

Jam i martuar me një turke. Kam një vajzë katër muajshe, që e quajnë Aceliya. Dhe si për koincidencë, tani që po flasim pres që familja ime të vijë në Gjirokastër. Do të bashkohemi më në fund.

Cili ushqim tradicional nga Gjirokastra ju ka pëlqyer?

E njoh kuzhinën e Ballkanit. Kam luajtur në Greqi dhe ushqimet shqiptare kanë ngjashmëri. Më pëlqen byreku. Këtë ma gatuan dhe bashkëshortja ime që është turke dhe e preferoj shumë.

Ndeshjen e radhës do ta luani me Bylisin. E njihni si kundërshtar dhe a mendoni se do ta mposhtni përpara tifozëve që ju adhurojnë aq shumë?

Të jem i sinqertë, nuk e njoh shumë. Por, di që është surpriza e këtij sezoni së bashku me Vllazninë. Bashkë me stafin teknik do ta studiojmë kundërshtarin deri në detaje. Do të jetë një sfidë e vështirë, për të cilën duhet të punojmë dhe të përgatitemi intensivisht.

Related Posts

Botërori “tërbon” tifozët, FIFA konfirmon shifra të “çmendura”, 500 mln kërkesa për biletë
Sport

Botërori “tërbon” tifozët, FIFA konfirmon shifra të “çmendura”, 500 mln kërkesa për biletë

15/01/2026
Bayern, një “makineri” perfekte, likuidon edhe Këln, por Kompany nuk flet për titull: Festojmë për rekordet (VIDEO)
Sport

Bayern, një “makineri” perfekte, likuidon edhe Këln, por Kompany nuk flet për titull: Festojmë për rekordet (VIDEO)

15/01/2026
Spektakël në derbin e Londrës, Arsenal “thyen” Chelsea-n, sheh nga finalja (VIDEO)
Sport

Spektakël në derbin e Londrës, Arsenal “thyen” Chelsea-n, sheh nga finalja (VIDEO)

15/01/2026
Dështimi spektakolar i Realit në Kupë, Arbeloa thuajse në lot: Është tragjike, por rikthehemi (VIDEO)
Sport

Dështimi spektakolar i Realit në Kupë, Arbeloa thuajse në lot: Është tragjike, por rikthehemi (VIDEO)

15/01/2026
Pa Conte-n nuk ka festë, Napoli ngec ndaj Parma-s, “arratiset” Inter (VIDEO)
Sport

Pa Conte-n nuk ka festë, Napoli ngec ndaj Parma-s, “arratiset” Inter (VIDEO)

15/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli
Sport

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori “tërbon” tifozët, FIFA konfirmon shifra të “çmendura”, 500 mln kërkesa për biletë

Botërori “tërbon” tifozët, FIFA konfirmon shifra të “çmendura”, 500 mln kërkesa për biletë

15/01/2026
TikTok i zbuloi tradhtinë jashtëmartesore, burri padit restorantin ku darkonte me mikeshën sekrete

TikTok i zbuloi tradhtinë jashtëmartesore, burri padit restorantin ku darkonte me mikeshën sekrete

15/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al