Njerëzit e Kokëdhimës tentojnë të prishin takimin e PS me emgritantët e Gjirokastrës dhe Vlorës në Athinë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Mbrëmjen e kaluar përfaqësues të Partisë Socialiste zhvilluan një takim me emigrantë të qarqeve të jugut (Gjirokastër e Vlorë) që jetojnë në Athinë.

Të pranishëm ishin ministrat Kumbaro e Gjiknuri, ish-ministri Bledi Çuçi, zv.ministri Stefan Çipa dhe të tjerë zyrtarë të PS-së në nivel lokal, përfshi këtu kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, kreun i PS-së Gjirokastër, Flamur Golemi etj. Por përkundër pjesëmarrjes së gjerë në takim nga radhët e migrantëve, jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve.

ArgjiroLajm.net mëson se në radhët e të pranishmëve në takim kishte edhe njerëz të dërguar me “porosi” prej ish-deputetit Koço Kokëdhima, i cili kryeson së fundi lëvizjen “Zgjidhja”. Qëllimi ishte të zhvlerësonin takimin duke shkaktuar ndonjë incident.

Kjo u vu re sidomos me ndërhyrjet e shpeshta të këtyre personave, që krijuan ilaritet dhe përplasje verbale me disa përfaqësues të PS-së. Aq sa në një moment ndërhyri ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri duke i kërkuar njërëzve të Kokëdhimës dhe lëvizjes “Zgjidhja” të ndalin përpjekjen e tyre për të prishur takimin me emigrantët. Siç thonë burime të ArgjiroLajm.net, pjesë e këtij “skenari” për të prishur takimin, ishin e gazetari i “Shekullit”, Shpëtim Zinxhira dhe disa njerëz të tjerë të afërt me Kokëdhimën.

Shpëtim Zinxhira, si shihet në foton më poshtë është pjesë aktive e lëvizjes “Zgjidhja” të Kokëdhimës, bashkë me personat e tjerë që janë krah ish-deputetit socialist.

Prej disa kohësh, që kur Kokëdhima humbi mandatin e deputetit, ai ka nisur një lëvizje politike që synon reformimin e PS-së, duke qenë shumë i ashpër me akuzat për Edi Ramën, ndërsa shpesh qëndrimet e tij konvergojnë me ato të opozitës.

/ArgjiroLajm.net/

Takimi i Koco Kokedhimes me emigrantet ne Athine, pasi kishte nisur sulmin ndaj PS-se. Ne te majte te tij, gazetari Shpetim Zinxhira.
Shpetim Zinxhira, perfaqesuesi i levizjes “Zgjidhja” te Kokedhimes, mbreme ne takimin e PS ne Athine. (Personi ne te majte te fotos, veshur me pantallona te bardha dhe bluze me vija)