Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike.
Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse figura të tjera të së djathtës do ti bashkohen kësaj lëvizje politike. Sa i përket shtrirjes në rrethe të partisë së re, ky është një proces që do të vijojë gradualisht.
Argjirolajm.net mëson se edhe në Gjirokastër ka një grup që pritet t’i bashkohet vajzës së Azem Hajdarit, Astrit Patozit dhe emrave të tjerë të partisë së re. Ata janë kryesisht të rinj të pakënaqur me lidershipin e Lulzim Bashës dhe drejtimin e PD-së në Gjirokastër këto vitet e fundit. Sidoqoftë deri më tani asgjë nuk dihet me siguri. PD në Gjirokastër vijon të tkurret nga njëra palë zgjedhje në tjetrën. Ndërkohë që përcarje pati edhe tek lista e kandidatëve për deputetë. Fationa Dhimitri theu vendimin e Bashës dhe mori mandatin e Tritan Shehut, duke u bërë kështu deputetja më e re e opozitës në Kuvend. Ajo do të betohet seancën e ditës së enjte. Eshtë e paqartë gjithashtu nëse partia e re, Bindja Demokratike do të ketë kandidat të vetin për Bashkinë Gjirokastër.
Nismëtarët e kësaj partie janë drejt përfundimit të procesit tëmbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike e javën e ardhshme partia me e re e spektrit te djathte do depozitoje kerkesen ne gjykate.
Mbetet ende e paqarte se si do te garoje ne zgjedhje partia Bindja Demokratike pasi afati per regjistrimin e partive ne zgjedhjeve skadon te marten, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.
Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike çahet e prej saj krijohen parti të reja siç është rasti i partisë se drejtuar nga Genc Pollo, Partia Demokratike e Reformuar apo edhe rasti i Bamir Topit me Frymën e Re Demokratike, por kjo është hera e parë që një ndarje e tillë ndodh gjatë drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha.