• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një muaj nga jeta e një rrogëtari

19/05/2019
Një muaj nga jeta e një rrogëtari

E nis muajin me shprese duke pritur me padurim diten e rroges. Ke kaluar nje muaj te veshtire dhe ditet e fundit jane akoma dhe me sfilitese. Por para se rroga te kaloje ne banke te del perpara qeveria.

Qeveria ka qejf te pije uje ne burim, nuk e le qe te rrjedhe deri tek llogaria jote. Te thote sikur jane ca si shume keto qe po merr, 40 per qind i dua une, taksa dhe sigurime. Iku dallga e pare.

Te mbetet 60 per qindeshi. Por dy dite pas rroges ke takim me qiraxhiun. Edhe ky te pret me qejf njesoj si qeveria. Qiraxhiu do 30-40 per qind te asaj qe te le qeveria. Dy goditje knock outi. Por shpresa vdes e fundit. Ke gjithmone 30 per qindeshin e mbetur.

Kur ti mendon se ke mbaruar pune me qeverine, te dalin perpara kompanite publike te utileteteve. Te vijne te shtepia dy fatura ne copa letre te vogla. E para eshte e dritave, e dyta e ujit.

INSTAT thote se te dyja keto marrin rreth 5 per qind te buxhetit familjar. Por ty fatura te vjen gjithmone dy here me shume. Keshtu qe ato duan 10 per qind te rroges. Pasi paguan dhe keto te mbeten 20 per qind te pages. Litari vetem shtrengohet. Dhe ky eshte vetem starti, dmth eshte ende data 5 e muajit.

Tani nese do te kesh makine, internet, dhe telefon ben mire qe te leshosh edhe 20 per qindeshin e mbetur qe ne fillim. Pastaj duhet te mendosh, prit se eshte edhe ushqimi. Keshtu qe fillon te shtrengosh ku te mundesh.

Makina nuk te duhet, eshte luks. Internetin mund ta mbash pak me dhimbje. Restorantet, shpenzimet per argetim jane te eliminuara qe ne nisje.

Tani e gjithe sfida eshte si te dalesh ne fund te muajit me 20 per qind te rroges. Por prit. Nuk ke mbaruar pune ende me qeverine. Tek ky 20 per qindeshi sa here qe do blesh ne treg, qeveria do 4 per qind tvsh. Qeveria nuk lodhet asnjehere se te palluari. Kete here gjysme fshehurazi, dmth ti nuk e ndjen shume. Praktikisht ke vetem 16 per qind te tuat.

Por njeriu eshte kreativ. Fillon te beje cte mundet per te arritur ne fillim te muajit tjeter. Derisa boom del nje shpenzim i papritur.

Ky mund te jete nje shpenzim shendetesor ose per shkollim. Qeveria te merr sigurime 3.5 per qind te rroges per sigurime shendetesore, por kur shkon ne spital publik, qeveria nuk duket. Por aman ke gjithmone Check-Upin falas.

Tani nese te del ky shpenzimi perpara ke vetem nje rruge. Termi i sofistikuar eshte kredi. Populli me urtesine e tij i thote borxh. Mjaftojne disa nga keto episodet dhe borxhi rendohet e rendohet derisa varka nis te fundoset.

Aty te lind pyetja. Ku eshte diferenca mes skllaverise se dikurshme dhe asaj te sotme? Serish ngushellohesh. Sot te pakten nuk te rrahin me kamzhik si dikur. Shpresa mbetet gjithmone. Edhe kur varka eshte mbushur plot me uje.

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al