Një natë përpara sfidës mes Luftëtarit dhe Skënderbeut, gjirokastritët janë mbledhur për të festuar. Presidenti i klubit, Grigor Tavo, ka ditën e emrit të tij. Me këtë rast ai ka bërë bashkë disa prej drejtuesve të klubit. Bie në sy mungesa e trajnerit Hasan Lika. I pranishëm është edhe Vangjel Tavo, deputeti i LSI-së në Gjirokastër.