Nisen 5 autobusë nga Gjirokastra, punonjësit e bashkisë dhe njerëzit e PD-së në protestë për ‘Babalen’ (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Edhe nga Gjirokastra janë nisur mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit protestues të opozitës. Mësohet se kanë qenë pesë autobusë, me të cilët do të udhëtojnë përkrahësit e LSI-së dhe PD-së. Sa i përket protestuesve të LSI-së, ata janë kryesisht punonjës të Bashkisë Gjirokastër dhe ndërmarrjeve në varësi të saj, të cilët marrin pjesë në protestë edhe nga frika për të mbajtur vendin e punës. Nuk dihet nëse do të jetë në protestë apo jo edhe kryebashkiakja Zamira Rami. Opozita kërkon largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzon se ka favorizuar vëllain e tij për trafik droge.

©ArgjiroLajm.net