Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë, aty ku pas pak pritet të mbërrijë dhe Basha e Kryemadhi. Protesta e kësaj të diele, 2 qershor ka një simbolike të re. Protestuesit mbajnë në duar tullumbace të bardhë, ku shkruhet Rama ik! Gjithashtu simblolikë e protestës janë edhe yjet e verdhë të BE-së. Në këtë proteste PD parashikon të marrim pjesë 65 mijë qytetarë. Kjo është protesta e 7-të kombëtare për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.