• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis në Gjirokastër një tjetër investim i rëndësishëm (FOTO)

28/09/2018
Nis në Gjirokastër një tjetër investim i rëndësishëm (FOTO)

Kanë filluar punimet për rikonstruksionit të infrastrukturës në Qafën e Pazarit, Gjirokastër. Pazari është një monument i kategorisë së parë dhe gjendet në qytetin e Gjirokastrës, që u shpall pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nga UNESCO në korrik 2005. Pazari është krijuar si kompleks tregtar-artizanal mes shekujve XVIII dhe XIX, me një arkitekturë unike.

Ndërhyrja po kryhet në kuadër të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton që prej vitit 2017 në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Turizmit, bashkitë Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë, si dhe aktorë të tjerë interesi.

Sipërfaqja që do të trajtohet është 5,290 m² dhe ndërhyrja do të prekë të gjitha rrjetet infrastrukturore nëntokësore: rrjetin e ujësjellës- kanalizimeve dhe rrjetin elektrik që janë ndërtuar në të njëjtën kohë me të gjitha ndërtesat rezidenciale të zonës rreth 60 vjet më parë. I gjithë rrjeti rrjeti inxhinierik nëntokësor do të ndërtohet rishtas dhe do të përfshijë edhe sistemin e mbrojtjes nga zjarri, ndricimin publik, telefoninë, etj.

Rikonstruksioni i fundit që i është bërë rrugës me kalldrëm daton në vitet 1970 – 1974. Rruga ka degraduar për shkak të mungeseës së mirëmbajtjes dhe riparimit. Gjatë ndërhyrjes do të riparohet 85% e gurëve ekzistues, ndërsa pjesa tjetër do të zëvendësohet me gurë të rinj me të njëjtat karakteristika.

Po ashtu për 8 sheshe projekti parashikon mobilim urban me stola druri, panele informuese, çezma publike, vendparkim për biçikleta, etj., si dhe gjelbërim me lule dhe bimë dekorative. Që prej ndërtimit të saj Qafa e Pazarit luan një rol të rëndësishëm socio-ekonomik për qendrën historike të qytetit të Gjirokastrës. Pozicioni i saj në qendër të qytetit, zgjerimet kompozicionale dhe aspekti arkitektonik-dekorativ i japin kompleksit një rëndësi të veçantë për llojet e pazareve në Shqipëri.

Pazari ka një dizajn radial, i cili daton në shekullin XVII, duke krijuar një lidhje organike midis zonave të banuara. Nga rruga kryesore e Pazarit, hapen katër rrugë të reja, dhe secila prej tyre shërben si lidhje me zonat e banimit. Në qendër të pazarit ekziston edhe një xhami e cila është ndërtuar në vitin 1757 si pjesë e planit urban të Memi Pashës dhe është ngritur në statusin “Monument Kulturor” nga qeveria shqiptare në vitin 1973. Është një nga pesëmbëdhjetë xhamitë e ndërtuara fillimisht në qytet gjatë periudhës otomane, nga të cilat trembëdhjetë mbijetuan deri në periudhën komuniste.

PZHIUT është një program që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane, dhe nxitjen e turizmit për zhvillimin e ekonomisë lokale në bashkitë Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë.

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al