Në Gjirokastër ka nisur të luhet ndeshja mes Luftëtarit dhe Teutës. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipiet. Sidomos për gjirokastritët që kanë disa javë që kanë prekur fundin me rezultate negative. Luftëtari rrezikon të largohet nga Superiorja nëse do të vazhdojë të ketë këtë paraqitje. Nga ana tjetër futbollistët kanë ankesa për trajtim jo të mirë nga klubi, sidomos në aspektin financiar. Edhe me largimin e Gole Tavos, nuk duket të ketë përmirësim tek Luftëtari.
©argjiroja.net