Nis lëvizja për largimin e Bashës nga PD-ja

Lëvizja kundër Lulzim Bashës në PD do të nisë nga Kukësi. Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i bërë i njohur pas një fjalimi të mbajtur në Pallatin e Kongreseve ku adresoi kritika të ashpra ndaj Lulzim Bashës, ka njoftuar lëvizje për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Prezantohet ne Kukes:

“Axhenda Patriotike Anitiestabilishment dhe Antisoros per shpetimin e PD dhe Shqiperise”

Neser, dt: 20 Tetor 2018 (e shtune),

ora 11:00, ne ambjentet e Art Kafe Valdrin

Pjesmarrja e hapur, ftoheni te merrni pjese”, shkruan Elezi në rrjetin social Facebook.

Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje për largimin e Bashës nga PD do të arrijë që të zgjerohet edhe në rrethe të tjera, apo do të mbetet e lokalizuar. Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli janë disa prej emrave që kanë dalë hapur kundër lidershipit aktual në PD.