Nis investimi në Rrugën Kardhiq-Delvinë, Rama tallet me Tritan Shehun: Të dërgoj përqafim të posaçëm nga kantieri (VIDEO)

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kanë nisur sot punimet në aksin Kardhiq-Delvinë. Në ceremoninë e inagurimit merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

“Nis (pas një gjysëmshekulli dëshira e çerekshekulli premtime) puna për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Delvinë-Kardhiq, e cila do të ketë një impakt të madh transformues për turizmin, ekonominë dhe punësimin”, thotë Rama.

Ndërkohë kryeministri ka ironizuar më tej deputetin e PD-së, në Gjirokastër, Titan Shehu, i cili vazhdimisht ka thënë se Rama bën vetëm projekte 3D, por asnje investim nuk konkretizohet.

“ Atyre që s’kanë lënë llaf pa thënë e përqeshje pa i bërë 3D-së së projektit të kësaj rruge, u dërgoj një përqafim të posaçëm direkt nga kantieri”, shkruan Rama.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)