Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, këtë mesnatë kanë rinisur sërish reshjet e dëborës në Gjirokastër. Pritet që moti i keq me reshje dëbore dhe ngrica të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Emergjencat Civile dhe ARRSH kanë paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të kufizojnë lëvizjet, si dhe të jenë të pajisur me zinxhirë. Sinoptikanët thonë se reshje dëbore do të ketë edhe në kryeqytet dhe zonën e ultësirës perëndimore të vendit.
©Argjirolajm.net