Një shqiptar është vrarë në shtëpinë e tij në Romë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Tota’, Valmontone, Romë. Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për një të ri, 33-vjeçar. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë verifikimet e para.
Mësohet se shqiptari është vrarë duke u mbytur, pasi policia ka zbuluar shenja të shumta në qafën e tij. Fqinjët kanë treguar se e shihnin rrallë. Shqiptari punonte si shofer i një autransportatori dhe ishte shpesh në udhëtim.