Ngjarje e rëndë, vritet gjatë natës një gazetare


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një gazetare 29-vjeçare është vrarë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Irlandën e Veriut, pas një sulmi me armë. Mediat e huaja raportojnë se gazetarja Lyra McKee ishte duke mbuluar trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, kur u qëllua për vdekje nga një person që hapi zjarr.

Ngjarja e rëndë është vlerësuar si “incident terrorist”, ndërsa policia ka deklaruar se gazetarja nuk ka qenë në shënjestër të sulmit, por është qëlluar aksidentalisht, ndërsa dyshime të forta bien mbi Armatën e re Republikane Irlandeze (IRA), si shkaktare e këtij sulmi.