Ngjarje e rëndë, fëmija 2 vjeç bie nga ballkoni i apartamentit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një fëmijë i vogël në qytetin e Vlorës ka rënë nga ballkoni i banesës dy katëshe dhe për pasojë ka pësuar lëndime të forta. Siç njofton policia, fëmija i moshës 2-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.