Nje ngjarje e rende ka ndodhur kete mengjes ne qytetin e Lushnjes, ku nje 30 vjeçar ka goditur me sepate te atin, i cili ndodhet ne spital ne gjendje te rende.
Sipas policise, rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.policia-tirane_1_3_14_03
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.