Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Verri të Fierit, ku një 16-vjeçar ka varur veten në kasolle. Nuk dihet ende arsyeja që e shtyu të miturin të ndërmerrte aktin, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë së Fierit:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje