Ngjarja që tronditi Tiranën, shpallet në kërkim i dashuri i Elvana Gjatës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata. Sipas Policisë së shtetit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato janë konfliktuar në lokalin e bllokut me Ervin Matë dhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thekson Policia.

Ervin Mata është i dashuri i Elvana Gjatës, por kjo gjatë daljeve publike dhe mediatike ka preferuar ta mbaj të fshehtë.