Anila Hoxha është 47-vjecarja nga lagjja Sheq i Madh në Fier e cila prej 1 muaj ka mbetur e paralizuar për shkak të sulmit të qenve. Ka qenë ora 06.00 e mëngjesit kur 47 vjeçarja shkonte ne punë e ndërsa është sulmuar nga qentë të cilët e kanë rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore.
“Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera”, tha ajo.
Bashkëshorti Armando Hoxha i ndodhur në kushtet që nuk mund të përballojë shpenzimet e familjes apo edhe vizitat e bashkëshortes kërkon mbështetje dhe ndihmë për familjen e tij prej 5 anëtarësh.
“Ka një muaj gruaja shtrirë. Nuk kam lekë”.
Ky nuk është rasti i parë që qytetarët bëhen viktima ndaj sulmeve të qenve endacakë. Ata kanë qënë dëshmitarë të rasteve kur qënë të kenë sulmuar fëmijë dhe të rritur e ndërsa shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.
Problematika e qenve endacak është ngritur disa herë, pasi jashtë çdo kontrolli, dhe të paushqyer, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua edhe me vdekjen e 61 vjeçares në Dyshnik të Beratit ditë më parë./ora news/