Mediat greke kërkojnë që ta përdorin ngjarjen në Bularat edhe për konsum të brendshëm politik në Athinë. Më saktë duke kundërvënë familjen e Kostandinos Kacifas ndaj kryeministrit Alexis Tsipras. Nëna e Kacifas duke folur për ‘Protothema’ shpreh keqardhjen që kryeministri Tsipras nuk tha asnjë fjalë për djalin e saj që u vra nga RENEA. Ndërkohë gazetarët që e pyesin, i kërkojnë asaj të pohojë se ka qenë edhe votuese e SYRIZA-s, partisë së Tsiprasit. Siç shihet në videon më poshtë, nëna e Kacifas tregon se ka besuar tek Tsiprasi dhe votoi për të si shtetase greke, por ai nuk i bëri asnjë telefonatë për vrasjen e djalit të saj.
©ArgjiroLajm.net