Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar ë, Elvana Gjata, është duke kaluar një situatë shumë të vështirë dhe delikate, pasi u përfol si “molla e sherrit” që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut.
nga ky sherr mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa një nga personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, është pikërisht Ervin Mata, i dashuri i këngëtares.Ndërkohë në një intervistë në “Kjo Javë” në News 24, Klodiana Lala u shpreh se Elvana Gjata pak orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipërie, duke përdorur aeroportin e Rinasit.
“Nuk më rezulton të jetë larguar nga persona shumë të afërt të saj, por ka përdorur aeroportin e Rinasit me destinacion një vend të BE”-së.