Nga Ukraina, por me origjinё shqiptare. Nxёnёs e mёsues vizitojnё Gjirokastrёn (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Prefekti i qarkut Gjirokastёr Astrit Aliaj ka pritur ditёn e sotme nё njё takim mёsues dhe nxёnёs me origjinё shqiptare nga Ukraina. Qёllimi i kёsaj vizite ishte njohja nga afёr me historinё, kulturёn, gjuhёn, traditat e zakonet shqiptare, me vendin e origjinёs sё paraardhёsve tё tyre. Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse Prefekti i uroi mirёseardhjen dhe i falёnderoi pёr vizitёn e veçantё nё qytetin e Gjirokastrёs, njëkohësisht edhe origjina e shumё personaliteteve tё njohura si Eqrem Çabej, Ismail Kadaresё, Musine Kokalarit etj. Nё pёrfundim të kësaj vizite, Aliaj i ka dhuruar nxënësve libra artistik tё pёrkthyera nё gjuhёn shqipe tё autorёve tё huaj dhe atyre shqiptarë, si një kujtim simbolik nga vendi i tyre i origjinës.