Mjekë për Shqipërinë është një nga nismat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila duket mjaftë pozitive. Përmes një statusi në Facebook ministrja Ogerta Manastirliu na njeh me 54 mjekë të përgjithshëm të cilët kanë fituar nga konkursi i shpallur. “Nga Kukësi në Gjirokastër, ata kanë zgjedhur për të punuar edhe në qendra të largëta shëndetësore, si Grykë Caje në Kukës, Fushë-Cidhe në Dibër, Zharrëz në Fier, Pishaj në Gramsh, Poliçan në Skrapar, e në shumë struktura të tjera të parësorit, për të shërbyer afër komunitetit, aty ku janë nevojat.”
Postimi i plotë i Manastirliut
#MjekëPërShqipërinë
Me kënaqësi prita 54 mjekët e dalë fitues nga konkursi i shpallur për mjekë të përgjithshëm në kujdesin shëndetësor parësor. Mjekët e rinj fillojnë nga nesër punë në qendrat shëndetësore nga veriu në jug dhe i bashkohen me meritë ekipit të #shëndetësisë.
Nga Kukësi në Gjirokastër, ata kanë zgjedhur për të punuar edhe në qendra të largëta shëndetësore, si Grykë Caje në Kukës, Fushë-Cidhe në Dibër, Zharrëz në Fier, Pishaj në Gramsh, Poliçan në Skrapar, e në shumë struktura të tjera të parësorit, për të shërbyer afër komunitetit, aty ku janë nevojat.
103 mjekë aplikuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe po vijon procesi i punësimit edhe me mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë. Krah mjekëve, për qytetarët, në sfidën e përbashkët për #ShëndetësinëQëDuam