Skuadra e Vllaznisë ka nisur nga puna në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Shkodranët kanë lënë pas një vit të vështirë në kategorinë inferiore dhe tashmë janë rikthyer sërish të jenë pjesë e elitës, ndërsa planet e drejtuesve të klubit janë që ekipi të rikthehet në pozicionet ku i takon të jetë.
Nën udhëheqjen e trajnerit të ri Mirsad Jonuz, ditën e sotme është në stërvitje është vënë re edhe prezenca e ish-mesfushorit të Luftëtarit, Behar Ramadani.
Futbollisti duket se ka gjetur akordin me Vllazninë dhe në sezonin e ardhshëm do të mund të aktivizohet me skuadrën e vendlindjes, pas pesë sezoneve me gjirokastritët. Një përforcim me shumë vlera ky për kuqeblutë, duke njohur aftësitë dhe eksperiencën e 29-vjeçarit në rolin e tij.