Pas emërimit të Besa Shahinit në krye të ministrisë së Arsimit dhe dorëheqjes së Taulant Mukës, në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zv/ ministrat e rinj.
Mësohet se Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu janë dy zv/ministrat e rinj. Lorena Haxhiu ka qenë drejtoreshë për rininë në Ministrinë e Arsimit. Por, zëvendësministrja e re e Arsimit, Lorena Haxhiu nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.
Ajo është një imazh i ekranit, pasi në disa media ka qenë prezantuese e programeve për të rinj, po ashtu dhe emisioneve të pasditeve. Lorena Haxhiun e keni parë në emisionet e mëngjesit me programe telvizive, në disa ekrane. Ndërkohë që prej vitit 2017 është drejtoreshë e Shërbimit Rinor, drejtori në varësi të Ministrisë së Arsimit.
Lorena Haxhiu ka qenë dhe personazh i showbizit shqiptar, ku në shumë portale apo media nuk ka nguruar të publikojë dhe fotot me bikini, apo të fotografohet nga paparacët në plazhet e ndryshme të Shqipërisë.