Merrni masat pasi nga e premtja dhe më tej fundjava temperaturat do të ulen ndjeshëm. Reshjet e shiut përfunduan, por vendin do ta zënë temperaturat e ulëta të cilat sipas meteorologëve do të shënojnë vlera minus disa gradë jo vetëm në vendet malore.
Situata do të ndryshojë nga fillimi muajit dhjetor ku temperaturat do t’i rikthehen rritjes.
Sipas meteorologëve 10 ditët e para të dhjetorit do të jene të qëndrueshme, ndërsa ne 10 ditshin e dytë parashikohet të rikthehen reshjet e shiut. Gjithsesi muaji i fundit i vitit pritet te jete relativisht i ngrohte.