• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për të udhëtuar në zonën shengen, ja ç’duhet të bëni

10/11/2019
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Duke filluar nga viti i ardhshëm, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë do të duhet të kalojnë nëpër një sistem të ri për hyrjen në Zonën Schengen.

Unioni ka hartuar tanimë një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS.

Nëpërmjet këtij sistemi, BE do të kontrollojë paraprakisht të dhënat e udhëtarëve para se të hyjnë në vendet anëtare.

“Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen”, thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian.

Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.

Çdo shqiptar që do të udhëtojë në një vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojë fillimisht, të paguajë një tarifë prej shtatë eurosh dhe të presë për përgjigjen elektronike nëse udhëtimi i tij aprovohet.

Sipas autoriteteve pasi një qytetar të marrë dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE.

Por edhe pse procedura është në dukje e thjeshtë, ajo mund të paraqëse probleme për ata të cilët nuk e përdorin mirë internetin.

“ETIAS nuk është vizë”

Komisioni Europian ka theksuar vazhdimisht se marrja e autorizimit nga ETIAS nuk është vizë.

“Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë. Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE”, tha Kolanko.

Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që ë kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor.

Përveç ETIAS, Bashkimi Evropian aktualisht është duke zhvilluar një sistem të ri që do të lexojë të dhënat biometrike.

“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet e udhëtimit, gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko.

Sidoqoftë, të dhënat biometrike do të mblidhen vetëm herën e parë që një shtetas shqiptar kalon kufirin e BE-së.

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq
Kryesore

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad

VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad

09/02/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Merkato unike e Tiranës në dimër, kalon shifrën 3 milionë euro me transferimin e fundit

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al