Ndër objektet që do të shemben pasi janë në gjurmët ku do të kalojë projekti i Unazës së Madhe është edhe ai i Nexhmije Hoxhës, të vesë së ish diktatorit Enver Hoxha.
E veja e diktatorit shprehet se zgjerimi i rrugës është i drejtë por zgjidhja është e tipit fashist. Kjo sepse familjeve sipas saj nuk i është dhënë zgjedhje. Ndërsa Rustem Peçi, kryetari i LANÇ shprehet se kjo qeveri nuk ka dhembshuri për të dobëtit.
Në projektin e ri parashikohet që unaza e re të jetë me tre korsi në të dy senset dhe me shpejtësi të lejuar deri në 80 km në orë. Po ashtu në zonën e Astirit parashikohet një nënkalim. Për të lehtësuar qarkullimin në urën e Lanës parashikohen dy nivele kalimi. Dhe dy nënkalime të tjera përgjatë Lanës . Një ndryshim të plotë do të ketë dhe sheshi Shqiponja e cili do të jetë me Tre nivele kalimi. Aktualisht në të qarkullojnë 4000 mjete ne orë nga 2 mijë që lejohet.
Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.
Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipëris Afrik Qendro ka bërë të ditur se janë bërë verifikimet e dokumenteve për objektet që shemben në ndërtimin e rrugës në Shkozë dhe në Unazën e Re.