Nesër sfida e madhe në Gjirokastër, Luftëtari zbret në fushë pa mesfushorin titullar


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Luftëtari vazhdon që të marrë rezultate pozitive javë pas jave, nga kampionati, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Ky kompeticion ishte në plan të dytë nga bluzinjtë, por që duket se tashmë skuadra gjirokastrite synon që t’i shkojë deri në fund. 

Bluzinjtë duket se po synojnë që të mposhtin Tiranën me të cilën luajnë këtë mesjavë në Gjirokastër. Pritet një pjesëmarrje e madhe, pasi gjirokastritët rikthehen pas më shumë se dy dekadash në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Julian Ahmataj dhe skuadra, pas ndeshjes së barazuar 1-1 në Vlorë me Flamurtarin e vlefshme për kampionatin kanë nisur punën për Tiranën. Në Gjirokastër duan që ta fitojnë ndeshjen, ndërsa nuk do të jetë për lojë vetëm mesfushori shkodran, Behar Ramadani i cili duket se ende nuk e ka kaluar dëmtimin.

Klubi pritet që të ketë edhe një organizim për tifozerinë, pasi në mesjavë do të ketë një numër shumë të madh tifozësh.