ashmë është zyrtare. Presidenti i FSHF, Armand Duka, do të prezantojë nesër trajnerin e ri të kombëtares, italianin Edy Reja. Prezantimi do të bëhet gjatë një konference për shtyp në orën 15:00 në ambientet e FSHF-së.
Edy Reja zëvendëson bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, i cili u shkarkua pas humbjes 0:2 në “Loro Boriçi” me Turqinë. Pikërisht përpara syve të Edy Rejas, i cili këtë takim e ndoqi nga shkallët e stadiumit në Shkodër.