Rreth 35 mijë maturantë në të gjithë vendin më 4 Qershor nisin provimet e Maturës Shtetërore. Për herë të parë, testi do të zhvillohet në palestrat dhe korridoret e shkollave ndryshe nga më parë, kur maturantët i nënshtroheshin në klasa. Ndërsa specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve të martën nisin hartimin e tezave. Testi i parë është ai i gjuhës së huaj dhe do të zhvillohet me katër Qershor. Katër ditë pas testit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më pas më 13 Qershor të matematikës dhe me 20 Qershor dy provimeve me zgjedhje. Në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimeve rreth 35 mijë e 900 maturantë. Ky është vitit i fundit që maturantët do të zhvillojnë 5 provime për të mbyllur shkollën e mesme. Vitin që vjen, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve tregon se matura shtetërore do të ndryshojë.