Nesër ndeshja në Gjirokastër, trajneri i Kukësit tregon ‘dhëmbët’: Shkojmë për fitore!

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në prag të ndeshjes me Luftëtarin, sfidë e cila do të zhvillohet nesër në orën 14:00, trajneri Armando Cungu ka folur para mediave për përballjen me gjirokastritët, situatën e Musollit, vijimësinë e skuadrës si dhe i ka uruar sulmuesit Rexhinaldo ardhjen në jetë të fëmijës së tij.

“Sikurse është çdo ekip, ashtu edhe ekipi me të cilin do të ndeshemi nesër, Luftëtari, mund të them se është “kockë e fortë”. Kundërshtari ka nevojë për pikë, por edhe ne kemi nevojë për pikë. Sa i përket rrezikut, ne jemi përgatitur për këtë ndeshje, natyrisht që nuk do të jetë e lehtë.

“Edhe para një jave u përgatitëm edhe pse ishim në të njëjtin pozicion, me Kamzën, por fituam dhe aritëm të merrnim pikët. Nuk ka asnjë ndryshim me atë ndeshje, ne duam të arrijmë objektivin. Ne hyjmë në fushë për të marë maskimumin, të njëjtin objektiv kemi edhe për këtë ndeshje. Ne jemi përgatitur për të marë fitoren, dhe këtë do e arrijmë me cdo kusht.

“Unë mendoj se duhet t’i marim ndeshjet një e nga një, mendoj se duhet të fokusohemi tek ndeshja e radhës, për të marë fitoren me Luftëtarin. Sa për Musollin, s’jam në dijeni, por di që është bërë një marëveshje mes dy palëve, pasi ai ka nevojë për rehabilitim, marrëveshja është e hapur për t’u rikthyer. Unë di që është marrëveshje dhe këtë di, smund të flas asgjë më shumë. Sakohë që bien dakord të dy palët, ska asgjë për tu shqetësuar.

“Për të qenë i sinqertë, nuk mendoj se klubet shqiptare kanë mundësi për staf të veçantë për trajtim pas traumave të tilla. Di që kanë rënë dakord, skam asnjë koment tjetër. Unë mendoj se Musolli është djalë me arritje maksimale, ka nisur si fillestar dhe ka kontribuuar shumë për ekipin. Ai është djalë i mirë dhe sportist i mirë. Besoj se palët kanë lënë hapur gjithcka. Nuk mendoj se ndikon tek futbollistët ikja e Musollit.

“Më gëzon fakti se cdo futbollist kontribuon. Rexhionaldo, william, që na kanë dhënë shumë pikë, presim kontributin e çdo lojtari, ekipi po rritet nga dita në ditë dhe nga ndeshja në ndeshje të bëhen prezent edhe ata në radhët e golshënuesve. Rexhionaldo skishte gjë me mua, por as me shokuin e tij, ishte një keqkuptim dhe të gjithë bashkë vijojmë punën. Uroj Rexhionaldon për ardhjen në jetë të djalit të tij. Urime!

“Gazetat merren me gjërat tona, gjëra normale kemi. Ne nuk kemi asgjë tragjike. Kemi rikthime në ekip, por do shohim këto ndeshje të mbetura, të menaxhojmë situatën por duhet të ruajmë lojtarët dhe të marrim më të mirën nga secili prej tyre. Kemi provuar lëvizje dhe skema të ndryshme. Nesër do vendosim cili do jetë Kukësi në fushën e lojës.”-deklaroi Cungu.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)