Në dallim nga Lefter Koka që doli kundër vendimit të LSI-së për djegien e mandatit, Vangjel Tavo nuk është shprehur ende për këtë çështje.
Nëse ai i bindet vendimit të partisë për t’i djegur në grup mandatet, vendin e tij në Kuvend ka gjasa ta zërë Ediola Braha. Kjo e fundit renditet e dyta në listën e kandidatëve të LSI-së për qarkun Gjirokastër. Ediola Braha ka shërbyer më parë si drejtoreshë e spitalit të Tepelenës, si dhe kryetare e LSI-së në këtë qytet.
Në korrik 2017 ajo ishte gjithashtu pjesë e ‘listës së zezë’ që kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook, me 100 zyrtarë që përmenden nga qytetarët për praktika negative, korrupsion apo shkelje në detyrë. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Tavo do ta djegë mandatin e tij dhe nëse Ediola Braha nga ana tjetër ka për ta pranuar.
©argjiroja.net