• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Negociatat/ Macron flet për veton ndaj Shqipërisë: E mbrojta nga poshtërimi, gjysmën e vendeve e kisht kundër

07/11/2019
Negociatat/ Macron flet për veton ndaj Shqipërisë: E mbrojta nga poshtërimi, gjysmën e vendeve e kisht kundër

Duket se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur të latojë që tani Bashkimin Evropian e të ardhmes, duke dashur të bëjë një hap vendimtar nga infrastruktura burokratike e institucioneve të përbashkëta të Unionit, në një diplomaci të veprimit.

Në një intervistë dhënë për prestigjiozen britanike “The Economist”, Macron është shprehur se do të kishte qenë absurde hapja e BE-së për anëtarët e rinj, përpara se të reformohej procedura e pranimit. Megjithatë, sikurse shpjegoi në deklaratën e tij të 18 tetorit, kur u mbajt mbledhja e Këshillit Evropian për të marrë një vendim mbi avancimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Macron përsëriti se do të ishte i gatshëm të rishqyrtonte mundësinë e nisjes së bisedimeve nëse dy vendet kandidate do të kishin plotësuar kushtet.

“Hapja e një procesi thjesht burokratik është absurde…Pra, bindja ime është që, e para, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit. Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat. Nëse ata kanë bërë edhe disa përpjekje shtesë të mbetura. Por nuk dua ndonjë anëtar të ri të mëtejshëm derisa të reformojmë vetë Bashkimin Evropian. Sipas mendimit tim, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.“- ka thënë kreu i shtetit francez.

Më tej, Macron ka ritheksuar se shumica e vendeve të BE-së, ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar si arritje historike ndryshimin e emrit,“por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Gabim fatal”.”Realiteti është që nëse nuk do t’i hapnim negociatat vetëm për Shqipërisë, do të shkaktonim një traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të qëndrueshme.”- theksoi ai.

Një qasje deklarative kundërshtuese ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë tregoi edhe Holanda. Ministri i Blok Jashtëm holandez, Stef Blok, konfirmoi në fund të shtatorit se qendrimi i vendit të tij ndaj Shqipërisë do të ishte i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të çelen negociatat pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018-s. Ndërkohë, akoma më herët, parlamenti holandez kaloi në qershor një mocion në të cilin një shumicë e konsiderueshme deputetësh u rreshtua kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Kritike ndaj pararendjes së rrugëtimit të vendit tonë në BE ishte edhe Danimarka.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përqafimi që ndezi rrjetin: Çfarë po ndodh realisht mes Dolces dhe Limit?

Përqafimi që ndezi rrjetin: Çfarë po ndodh realisht mes Dolces dhe Limit?

31/01/2026
“Ja gjendja e Sembene”, Kërnaja: Rasti ndikoi psikologjikisht te djemtë, tani çdo gjë nën kontroll

“Ja gjendja e Sembene”, Kërnaja: Rasti ndikoi psikologjikisht te djemtë, tani çdo gjë nën kontroll

31/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al