Nga Joanne Johnstone*
Shqipëria, një prej shteteve më mirë të ruajtura sekrete të Mesdheut, ku vetëm me anë të një udhëtimi të vetëm ju mund të zbuloni, trashëgiminë kulturore, bukurinë natyrore dhe vendet e shumta historike. Unë mbërrita në Shqipëri, në mbrëmje, pas një udhëtimi që zgjati vetëm 2 orë e 55 minuta. Nuk ju besohet? Po, po aq zgjati fluturimi, shumë më pak nga ajo që shumëkush mund të mendojë.
Pak nga historia e Shqipërisë
Duke qenë se Kroacinë e kam vizituar për më shumë se një vit, un kam mësuar shumë rreth historisë së këtij vendi. Por, nga ana tjetër për Shqipërinë edhe pse nuk dija asgjë, kisha një kujtim të mjegullt të sundimit komunist që e çoi këtë vend në një izolim për vite e vite me rradhë. Kjo mbase është edhe një nga arsyet se pse ky vend u la disi në harresë nga pjesa tjetër e Europës Lindore, dhe u deshëm mbi 20 vite që ky vend të dalë nga errësira në të cilën kishte rënë. Menjëherë sapo ky vend shpëtoi nga zgjedhja e ashpër komuniste, ai filloi që të ndërtonte ndërtesa të larta pa asnjë planifikim të caktuar, prandaj edhe sot e kësaj dite mund të hasni akoma ndërtesa të mëdha blloqesh sovjetike, të cialt në disa qytete kanë mbetur të papërfunduara. Megjithatë, një ndër aspektet pozitive të asaj të kaluare janë pasuria arkeologjike, fshatrat turistikë dhe disa prej plazheve më të bukura që sinqerisht konkurrojnë fuqishëm pjesën tjetër të Ballkanit.
Qasja e re e Shqipërisë ndaj turizmit
Industria e turizmit preferon që të mos ketë një fluks turistësh në të njëjtën kohë – Pse? Sigurisht, sepse ata po tregohen shumë të kujdesshëm, duke marrë si shembull edhe një prej vendeve fqinje, Dubrovnikun e Kroacisë, i cili duket sikur është gjithnjë i pushtuar nga turistët. Ministria e Turizmit është vazhdimisht duke ndërmarrë masa në mbështetje të turzimit në vitet e ardhshme, por edhe sot pot ë shkoni dhe ta vizitoni Shqipërinië ju mund t’i ndjeni të gjitha mdryshimet që kanë ndodhur dhe që janë aktualisht duke ndodhur.
Vera dhe djathi shqiptar
Pasi u përshëndeta nga dritat verbuese të aeroportit, hipa në makinën që po me priste dhe nuk doja gjë tjetër veçse të shplodhesha duke qenë se kisha pasur një ditë shumë të ngarkuar pune përpara se të mbërrija në Tiranë. Por në vend të kësaj, mua më çuan në një restorant peshku në Durrës. Ende edhe tashi un nuk mund ta kuptoj dot se si ballkanasit mund të konsumojnë aq shumë ushqim në orët e vona të darkës. Por më duhet ta pranoj se u bëra edhe unë pjesë e tyre sepse isha vërtet e uritur. Gjumin e harrova, madje harrova edhe se nuk duhet të konusmoja shumë sepse ishte vonë, kur fillova të provoj llojet e ndryshme të djathit dhe verës shqiptare që mu servirën (dhe që gjatë gjithë ushëtimit tim në këtë vend nuk u mërzita së konusmuari).
Edhe përmes errësirës së plotë, un arrija të dëgjoja dhe të ndjeja valët e detit që luanin me njëra tjetrën në plazhin që kishin përballë restorantit. Ndjesi më të mirë dhe më pozitive nuk mund të merrja nga një vend që e vizitoja për herë të parë dhe në të cilin kisha kalaur vetëm pak orë që prej mbërritjes sime. Mendimi i parë që më erdhi në mënd ishte se nëse kjo ishte Shqipria në orët e vona të natës, atëherë une nuk e di se ç’mund të më rezervojë ajo gjatë ditëve më diell…Fillimi ishte premtues, shumë premtues (djathi dhe vera gjithashtu!)
Një shtet i madh, rreth 28,748 km katrorë
Kur planifikova këtë udhëtim, për në Shqipëri, unë doja të shikoja sa më shumë të mundej nga ky vend në mënyrë të tillë që të krijoja një panoramë të plotë të këtij vendi sekret të Mesdheut.
Historia e errët e Shqipërisë
Ditën e dytë të udhëtimit, vazhdoja të isha jashtëzakonisht e ngazëllyer dhe u mundova që të marr dhe të përthith sa më shumë informacion rreth historisë së Shqipërisë, e cila njihet kryesisht për periudhën e errët gjatë dikatturës së Enver hoxhës. Jashtëzakonisht paranojak, sepse nuk mund të kishte qenë ndryshe, ai urdhëroi në atë kohë ndërtimin e më shumë se 750,000 bunkerëve për të mobilizuar vendin ndaj frikës së tij më të madhe, pushtimit. (Një pushtim që në fakt nuk nuk erdhi kurrë.)
Megjithatë është për t’u vlerësuar fakti se si qytetarët shqiptarë kanë kanë hedhur dritë mbi një histori të errët duke i shndërruar bunkerët në vepr arti simbolike, me qëllim që t’i tregojnë të trerëve atë periudhë që kanë kaluar. Carlo Bollino kurator i Bunk’Art shpjegoi pse ai vendosi të transformojë këto bunkerë të ftohtë dhe të shëmtuar betoni në një trashëgimi kulturore:
“Ne shpresojmë të ndihmojmë shqiptarët që të pajtohen me historinë dhe të kaluarën e tyre. Nuk mund të jetohet e tashmja dhe nuk mund të mendohet një e ardhme e sigurtë, pa njohur dhe pa pranuar të kaluarën, aty ku janë rrënjët e gjithkujt”.
A është Shqipëria një vend i sigurtë për t’u vizituar?
Duke u nisur nga luftrat civile që kanë ndodhur në këtë vend apo nga lajmet e shumta të kronikës së zezë, gjithkush që mund të dojë të vizitojë këtë vend, pyetja e parë që i kalin ndër mend është: A është i sigurtë ky vend, a është Shqipëria një vend i sigurtë për t’u vizituar? Sipas faqes së internetit ëëë.gov.uk, “Siguria publike në përgjithësi është e mirë, veçanërisht në Tiranë dhe shqiptarët janë shumë mikpritës ndaj vizitorëve”. Krimi dhe dhuna ndodhin në disa zona, por raportet e krimit në lidhje me turistët e huaj janë shumë të rralla dhe grindjet ndërmjet grupeve të besimeve të ndryshme fetare deh shprehet e ndryshme ekstremiste janë thuasje inekzistente dhe qëndrimi ndaj vendeve perëndimore është jashtëzakonisht pozitiv. Dhe nëj gjë të tillë unë e provova edhe vetë, unë nuk u ndjeva qoftë edhe për një moment e pasigurtë në Shqipëri, pothuasjse njësoj si në Angli. Por, ajo që më bëri më shumë habi ishte faktori i fesë. Feja në përgjithësi nuk ndihet fare në Shqipëri, shtet ky që në fakt u bë vendi i parë zyrtar ateist në vitin 1967, kur Hoxha urdhëroi që të shkatërroheshin të gjitha kishat dhe xhamitë.
Vendet kryesore të Shqipërisë
E ndërsa udhëtimi im vazhdoi gjatë ditëve të ardhshme, koka ime ishte plot me informacione dhe histori, por gjithshka që dëshiroja ishte të mësoja gjithnjë e më shumë rreth këtij vendi dhe të shihja sa më shumë vende të mundesha.
Në Butrint, gjeta një vend arkeologjik të ruajtur nga UNESCO, ishte një mrekulli e vërtetë. Më pas zbulova kështjellën e Gjirokastrës dhe qytetin e 1001 dritareve në Berat, arkitektura dhe atraksionet e mbrojtura nga UNESCO që e portretizojnë historinë dhe bukurinë e këtij shteti.
Më friksonte bukuria e plazheve nga Durrësi deri në Sarandë. Unë piva raki, pijen tradicionale që konsumohet shumë nga shqiptarët (edeh pse ishte shumë e fortë) dhe kafe turke në një shtëpi familjare shqiptare.
Madje, arrita që të shkoja edhe në Maqedoni duke vizituar Manastirin e Shën Naumit. Dëshironi të dini pjesën më të mirë të të gjitha gjërave? Unë e vizitova Shqipërinë në muajin shtator dhe temperaturat ishin fantastike dhe mund të bëje plazh si në fillim të korrikut, dhe për më tepër nuk kishte edhe fare trafik në rrugë sepse pjesa më e madhe i kishin mbyllur pushimet në gusht.
Kulinaria shqiptare
Unë jam mësuar me faktin se jo të gjithë u shërbejnë shumë mirë vegjetarianëve (edhe pse dalëngadalë gjërat po përmirësohen), por gjithmonë kam arritur të gjej diçka për të ngrënë që zakonisht përbëhet nga një pjatë me perime të pjekur në skarë. Por ushqimi shqiptar ishte vërtet shumë, shumë i mirë. Për më tepër ai ishte edhe shumë i lirë dhe t’i mund të konsumojë deri sa të ngopeshe pa pasur fare frikë sesa do të vinte në fund fatura.
Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut
Në ditën time të fundit të këtij udhëtimi në Shqipëri, përapa se te largohesha për në aeroport më tërhoqën vëmendjen pallatet me ngjyra të ndryshme, të cilat bëheshin njësh me lumturinë time, sepse unë gjeta atë që kërkoja, atë për të cilën kisha ardhur dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ia tregoj dhe të tjerëve këtë eksperiencë të mrekullueshme.
*Saga.co.uk-Shqipëroi Monitor