Atentati në Tepelenë, shihni si është bërë makina e 30-vjeçarit (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së hënës në kthesën e fshatit Turan, në Tepelenë, ku i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se atentati kishte si objektiv shtetasin Saimir Gjoka nga fshati Turan, por me banim në Tiranë.

Automjeti i tij i tipit “Benz” me targa AA616TK është goditur në xhamin e parmë. Burime policore konfirmojnë se 30-vjeçari Gjoka ka pësuar gërvishtje të lehta në krah. Ai është marrë në pyetje dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ©argjirolajm.net