Në pranga edhe vëllai i drejtorit të Patentave

Një tjetër person është arrestuar nga policia në kryeqytet. Mësohet se në pranga është vënë vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj, Altin Isaraj.

Burime per “BalkanWeb” bejne me dije se Altin Isaraj akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Kujtojmë se ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj është emëruar vitin e kaluar drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zëvendësuar në këtë detyrë Ylli Spahiun nga radhët e LSI.

Emërimi i Isarajt në këtë detyrë erdhi nga kryeministri Edi Rama.