“Ne nuk jemi bankomat” nis protesta masive e studentëve. Vetëm në Gjirokastër nuk protestohet

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Bojkotim masiv i auditoreve. Studentë nga Tirana, Shkodra, Durrësi e Elbasanit janë ngritur të gjithë në protestë.  Marshimi ka nisur në orën 09:00 për t’u grumbulluar të gjithë në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë.  

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. 

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)