Saranda e bukurive të jashtëzakonshme është shndërruar në destinacionin e preferuar të turistëve, mes tyre edhe personazhe të rëndësishme publike.
Gjatë ditës së sotme në Sarandë ka qenë edhe babai i Emirit te Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa, i cili ka drekuar në një prej restoranteve të qytetit dhe pas ka vizituar Kalanë e Lëkursit, por ai nuk është i vetmi. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Shqipëri, konkretisht në Sarandë.
Në inboxin e Shqiptarja.com ka ardhur kjo foto, ku shfaqet Thaçi teksa me tabletin e tij, në një vilë private në zonën e Turizëm – Kanali i Cukës.