• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në komisariatin e Gjirokastrës, pamje që na turpërojnë të gjithëve (VIDEO)

28/07/2019
Në komisariatin e Gjirokastrës, pamje që na turpërojnë të gjithëve (VIDEO)

Policia e Gjirokastrës njoftoi mëngjesin e sotëm se kishte arrestuar një të ri nga Memaliaj, i cili po transportonte 6 klandestinë drejt Shkodrës. Më shumë se ky njoftim i zakonshëm që shpërndan policia, lajmi i vërtetë në fakt këtu është gjetkë. Në media dolën pamje të klandestinëve të shtrirë në oborrin e komisariatit të Gjirokastrës.

Video e publikuar nga Report Tv nuk i bën nder policisë dhe as shtetit tonë. Këta njerëz që udhëtojnë me ditë të tëra nga vendi i tyre për ta përdorur Shqipërinë si tranzit, meritojnë një trajtim më dinjitoz. Së paku një qendër ku ata të qëndronin në kushte normale, të merrnin ushqim të shpejtë dhe një trajtim mjekësor nëse do të kishin nevojë derisa të kryeheshin procedurat e deportimit.

T’i lesh të shtrirë përtokë mes temperaturave të larta, për ne është një turp i përbashkët. Kush më mirë sesa ne shqiptarët e kupton emigrimin. Kemi rreth 30 vite që vazhdojmë emigrojmë. Atë trajtim që nuk e meritonim sa herë zbarkonim në token greke, në Itali, në Francë, Gjermani apo gjetkë, natyrisht që nuk e meritojnë as klandestinët që shkelin tek ne për pak kohë.

I konsiderojmë si jo njerëzore kushtet ku rrinë shpesh azilantët shqiptarë nëpër Europë edhe sot e kësaj dite. Shumë mirë bëjmë. Por nga ana tjetër i trajtojmë ata që vijnë në tokën tonë në mënyrën më të keqe të mundshme, ashtu sic nuk do donim të na trajtonin ne shqiptarëve nëpër Europë. Mbase ky në Gjirokastër është një rast i izoluar, por pa më të voglin dyshim që na turpëron të gjithëve se bashku dhe nuk duhet përsëritur më kurrë.

©argjiroja.net 

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2019/07/bandicam-2019-07-28-21-05-53-509.mp4

Related Posts

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026
Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari
Kryesore

Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari

13/01/2026
“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

14/01/2026
Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al