Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shkarkimin nga detyra te kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Heqja e mandatit të Kajmakut është votuar me 5 vota pro.
Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi disa ditë më parë se kryebashkiaku i Vlorës, Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto është i njëjti person dhe i kërkoi KQZ-së që t’i heqë mandatin për deklarim të rremë të të dhënave në formularin e dekriminalizimit.
Në dokumentin e Prokurorisë, thuhej se nga krahasimi i gishtave është vërtetuar se Kajmaku dhe Toto është i njëjti person dhe se ka qenë në dënim dhe është arrestuar në flagrancë për falsifikim parash, por ky fakt është fshehur nga Kajmaku në formularin e vetëdekriminalizmit.