Në Gjirokastër nuk mbahet mend kaq shumë borë (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Qyteti i Gjirokastrës është zbardhur dje nga bora. Reshje të tilla bore nuk janë regjistruar prej shumë vitesh në qytetin e Jugut.

Në qendër të qytetit bora ka arritur deri në 30 centimetra. Ndërsa në fshatra malorë, me ritmin e reshjeve trashësia e borës pritet të arrijë rreth 1 metër.

Ministria e Mbrojtjes bëri më dije se nuk ka situatë emergjente për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë zonat malore në Rajonin e Gjirokastrës, si në fshatrat e Tepelenës dhe Përmetit janë bllokuar.