Janë prezantuar përpara strukturave të Partisë Socialiste për Sarandën kandidati për kryetar bashkie Adrian Gurma dhe 33 kandidatët për Këshillin Bashkiak. Në këtë takim merrnin pjesë 3 deputetët Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Andrea Marto.
Gjatë këtij takimi, i cili shënon edhe ndezjen e motorëve të fushatës nga PS Sarandë, përvec evidentimit të vlerave që mbartin kandidatët, u fol edhe për strategjinë elektorale të Partisë Socialiste, e cila do të përqëndrohet në pjesmarrjen sa më të lartë në votimet e 30 qershorit.
Më herët deputetët Gjiknuri, Hyseni dhe Andrea Marto ishin në një takim në Delvinë, ku prezantuan kandidaten për kryetare bashkie Majlinda Qilimi dhe lista e 16 kandidatëve për Këshillin Bashkiak.
Ndërsa në Sarandë ka një prezantim të kandidatit për kryebashkiak dhe të kandidatëve për këshilltarë, në Gjirokastër deri më tani s’ka asnjë lëvizje.
Që prej zyrtarizimit të Flamur Golemit nuk është bërë ndonjë prezantim i tij si kandidat. As në terren nuk ka lëvizje për fushatë. Golemi vetë është mjaftuar deri më tani me një reagim të parë të tij në Facebook. Sot paradite gjithë kandidatët e PS-së ishin në një takim me kryeministrin Edi Rama. Duket se mungesa e opozitës në zgjedhje, të paktën deri më tani, i mban pasiv edhe socialistët.
©argjiroja.net