Gjirokastra u trondit sonte nga një ngjarje e rëndë. Atentati me tritol në banesën e shtetasit Ndërtim Muxhai, i njohur ndryshe edhe me emrin Kleo Bello, ndodhi pak orë pasi në jug të vendit ishte për vizitë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai zhvilloi sot një takim në zonën e minoritetit grek në Dropull. Lleshaj u takua me zyrtarë të pushteti vendor dhe banorë të Jorgucatit. Ai kërkoi bashkëpunim me minoritarët, kërkoi që ata të kenë më shumë besim tek Policia e Shtetit dhe të bëhen pjesë e saj. Ndërkohë brenda 5 ditësh në qarkun Gjirokastër kanë ndodhur 5 ngjarje kriminale, përfshi edhe atentatit e sotëm. Deri më tani s’ka asnjë të arrestuar.
©argjiroja.net