Luftëtari pavarësisht humbjes në Krujë dhe me mungesa, zhvilloi një futboll të bukur, e madje iu afrua disa herë golit me aksione të rrjedhshme. Gjirokastritët synuan pikë, por dolën të mundur duke u ndëshkuar nga një penallti, ndërsa tashmë Ahmataj dhe të besuarit e tij janë të përqendruar te sfida e radhës në shtëpi me Laçin.
Gjirokastritët do të synojnë që të thellojnë sa më shumë diferencën e pikëve me vendin e 9-të, në mënyrë që të mos ndërlikojnë aspak pozitat dhe të shpëtojnë sezonin. Ndaj kurbinasve ditën e diel, pritet që në Gjirokastër të jenë të gjithë lojtarët dhe ata që kanë munguar në javët e fundit.
Rustem Hoxha e Ramadani që munguan në Krujë do të jenë gati ndaj kurbinasve në sfidën e shtëpisë ku do të synohen 3 pikët. Me një skuadër të plotë, Ahmataj dhe stafi i tij do të kërkojnë fitoren.