Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).
“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kish vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.