• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshimet në qeveri, Flamur Golemi ka një mesazh për Mirela Kumbaron dhe Bledi Çuçin

16/01/2019
Ndryshimet në qeveri, Flamur Golemi ka një mesazh për Mirela Kumbaron dhe Bledi Çuçin

Nga Flamur Golemi/ Deputeti i PS, qarku Gjirokaster

Bashkova votat sot në Kuvend me kolegët e grupit, për të miratuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, me besimin se skuadra e re do të çojë përpara reformat dhe zotimet tona përballë qytetarëve. Ndoshta nuk i ndodh kujtdo që të lësh postin e ministrit me një bilanc kaq pozitiv sa Mirela Kumbaro, ndonëse ishte në krye të një dikasteri të vështirë dhe ku lajm përbën më shumë atëherë kur rrëzohet një mur apo bien dy tjegulla nga çatia sesa kur restaurohet një monument apo kur hapet një muze i ri. E pavarësisht kësaj, me grintën, vendosmërinë dhe lidershipin, Mirela ia doli ta çonte Kulturën aty ku pakkush e kishte menduar më parë. Le të mos harrojmë se ajo është ministrja më jetëgjatë e Kulturës që prej vitit ’92 dhe sigurisht ministrja që i ka kthyer më shumë sytë nga Gjirokastra si askush tjetër më parë. Kontributi i saj i çmuar do të vijojë edhe këtej e tutje me të tjera sfida domethënëse që ka Gjirokastra dhe familja jonë politike.

Veç rrugëtimit të suksesshëm të Mirelës, më bën të lumtur fakti që një tjetër bashkëpunëtor, koleg dhe mik i mirë si Bledi Çuçi rikthehet në kabinetin qeveritar. Bujqësia dhe Zhvillimi Rural është një nga sektorët jetikë për ekonominë tonë dhe s’kam dyshim që Bledi do të çojë përpara investimet dhe projektet që ndihmojnë fermerët e blegtorët. Ai e ka një model të suksesshëm, ndaj i është dhënë sërish besimi për të drejtuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Njeriu që i ndejti në kokë reformës administrative e territoriale dhe që çliroi qeverisjen vendore nga bashkitë e komunat jo funksionale, do të dijë t’i japë zonave rurale vëmendjen e merituar. Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i kësaj qeverie dhe kontributi i Bledit në krye të këtij dikasteri ka për të qenë një vlerë e shtuar në skuadrën qeverisëse.

Këto radhë nuk janë zinxhirë lëvdatash, sepse as Mirelës e as Bledit nuk do t’u pëlqente diçka e tillë. Natyrisht që nuk janë as fjalë të thëna thjesht për oportunizëm politik. Unë besoj fort se Mirela Kumbaro ka bërë më të mirën për Kulturën dhe për Gjirokastrën në veçanti si askush tjetër më parë. Jam shpresëplotë se Bledi Çuçi do t’i japë një tjetër ritëm punëve në krye të Bujqësisë. Suksese dhe urimet më të mira pë të dy!

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

11/07/2025
“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al