Ndryshime të mëdha/ Ja ç’ndodh me motin nesër


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ndërsa reshje shiu nuk do të ketë, nuk përjashtohen reshjet e dëborës në zonat malore. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta. Më poshtë parashikimi për të enjten:

Reshjet

Të enjten nuk priten reshje, me përjashtim të zonave malore mbi 1000 m në veri dhe lindje të vendit ku priten reshje te pakta dëbore.

Temperatura

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 13 °C

në vendet e ulëta: 1 / 12 °C

në vendet malore: -4 / 8 °C

Era

Të enjten era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.