Edhe pse protestat e opozitës kanë arritur kulmin, qeveria duket se do të krijojë bindjen se gjithçka po shkon normalisht në vend. Fjoralba Caka është zëvendësministrja e re e Drejtësisë. Me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe në vendimin e Këshillit të Ministrave që u mblodh sot, Caka zëvendëson në këtë post, Teuta Voden. Kësaj të fundit, një javë më parë, ministrja e Drejtësisë Etilda GJonaj, i kërkoi dorëheqjen.