Ndihma ekonomike, Basha i tregon Ramës rastin e dy banorëve të Gjirokastrës (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka hequr lista e përfitimit të ndihmës ekonomike plot 20 mijë familje në varfëri ekstreme. Basha ka shpërndarë një kronikë nga Zëri i Amerikës, ku tregohen dy shembuj sesi iu është ndërprerë ndihma ekonomike familjeve në nevojë reale. Edhe kryeministri Rama e pranoi që me sistemin e ri janë lënë gabimisht jashtë disa familje, por sipas tij shifra është shumë më e vogël dhe nuk i kalon 1 mijë.

“Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij. Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle. Pasi nuk i eci mashtrimi se keta te pamundur preferojne me mire 50 mije leke ndihme se sa nje vend pune me rroge, tani fshihet si skuth pas abuzuesve, a thua nuk eshte vete ky qe ka ndertuar nje qeverisje abuzive, kriminale dhe te korruptuar”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.